Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbardhet draft rezoluta e KiE për Shqipërinë dhe Ballkanin
English

Zbardhet draft rezoluta e KiE për Shqipërinë dhe Ballkanin

Strasburg, 6 tetori 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Këshilli i Europës deklaron se politika shqiptare duhet të heqë dorë nga paralizimi i aktual i miratimit të ligjeve në Shqipëri. Në draft rezolutën e publikuar nga ky Këshill, këtë të enjte, analizohet situata politike në Ballkan. Sa i takon Shqipërisë në draft mirëpritet përfundimi i zgjedhjeve vendore të 8 Majit 2011 dhe jepen edhe rezultatet për sejcilën prej partive respektive, duke cilësuar si fitues për bashkinë e Tiranës demokratin Lulzim Basha. Lidhur me situatën pas zgjedhjeve KiE vlerëson vendimin e opozitës për të hequr dorë nga bojkoti, ndërsa mirëpritet një marrëveshje e mundshme për reformën zgjedhore. “Mirëpresim marrëveshjen e arritur kohët e fundit midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për të proceduar me reformën zgjedhore me qëllim adresimin e mangësive të hasura në zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Një reformë e tillë duhet të synojë rritjene mundësitë për partitë e vogla për të hyrë në parlament. Kjo rritje do të ndalonte bipolarizimin në politikën shqiptare gjatë dekadave të fundit dhe ka frustruar shumë dhe popullin shqiptar. Njëlloj e rëndësishme është t’i jepet fund praktikës së negociatave të gjata dhe ndryshimin e kodit zgjedhor në prag të çdo procesi zgjedhor”, thuhet në draft – rezolutë. Qëndrimi është prezantuar nga raportuesi suedez, Björn von SYDOË, i cili aktualisht bën pjesë në grupin parlamentar socialist në KiË. “Unë e kuptoj se bashkë-raportuesit e Komisionit Monitorimit kanë ndërmend të kthehen në Shqipëri në tremujorin e tretë të 2011-ës për të vlerësuar progresin e bërë në spektrin e plotë të detyrimeve dhe angazhimeve pëe Anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Është e rëndësishme që politika të mos vazhdojë të paralizojë procesin legjislativ dhe miratimin e reformave që janë të nevojshme për vendin, duke përfshirë atë për të filluar negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian”,theksohet në draftin zbardhur sot në mesditë në faqen zyrtare të KiE, propozohet që si për Shqipërinë dhe për Bosnjën të vazhdojë monitorimi “i afërt” i situatës. a.q/NOA

KOMENTE