Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e Arjan Selimit, Inis Gjoni-policëve: Nuk dëshmoj, s’jam mirë
English

Vrasja e Arjan Selimit, Inis Gjoni-policëve: Nuk dëshmoj, s’jam mirë

Tiranë, 12 Tetor 2011 NOA - Megjithëse kanë kaluar më shumë se dy javë nga vrasja e Arjan Selimit policia nuk ka mundur ende të marrë dëshminë e regjisores, Inis Gjonit, me të cilën bashkëjetonte 37-vjeçari. Burime nga grupi hetimor i thanë agjencisë NOA se shkak është bërë gjendja jo e mirë shëndetësore e Inis Gjonit pasi u është edhe në muajin e shtatë të shtatzënisë. Të njëjtat burime thanë se dy ditë më parë grupi hetimor që po merret me zbardhjen e ngjarjes kërkuan dëshminë e regjisores por ajo refuzoi të jepte shpjegime për shkak të gjendjes jo të mirë. “Nuk jam dëshmi, nuk ndodhem në gjendje të mirë shëndetësore”, - mësohet tu ketë thënë oficerëve të policisë, Inis Gjoni. Pas vrasjes së Selimit me të cilën kishte lidhje prej me shumë se 8 vjetësh, Inis Gjoni ndodhej në gjendje shoku ndërsa nuk ka pranuar të flasë. Policia kërkoi të merrte në pyetje atë për të zbuluar nëse Selimi kishte pasur konflikte gjatë ditëve të fundit para vrasjes. Ajo do të pyetej edhe për itinerarin e lëvizjeve të 37-vjeçarit, por Inis Gjoni nuk ka pranuar të japë dëshmi. Arjan Selimi u qëllua me breshëri automatiku më datë 26 shtator të këtij vitit në oborrin pallatit ku jetonte në Tiranë. Autorët e atentatit ende nuk janë identifikuar nga policia, të paktën sipas të dhënave zyrtare publike. e.t/NOA

KOMENTE