Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vihet në punë ambienti i ri për intervistat e të trafikuarve
English

Vihet në punë ambienti i ri për intervistat e të trafikuarve

Tiranë, 14 tetor 2011, NOA - Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ka tashmë një sallë të posaçme për intervistimin e të miturve, viktimat e shfrytëzimit dhe të trafikimit të qënieve njerëzore. Na inaugurimin e ambientet të ri morën pjesë, Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe Ambasadorja e Ambasadës Franceze në Shqipëri Maryse Daviet. Ministri Nishani, falenderoi ambasadën Franceze në Tiranë, për këtë financim, ambjent i cili plotëson sot një nga angazhimet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit Shqiptar, që ka të bëjë me ri-integrimin e femrave dhe fëmijëve në shoqëri, duke ndihmuar drejtpërdrejt në salla hetimi dhe intervistimi të të miturve në vështirësi, dhe në mënyrë të veçantë të të miturve - viktima të shfrytëzimit. Ndërkohë, gjatë fjalës përshëndetëse, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Saimir Muça, garantoi se, nga strukturat e Policisë së Tiranës ky ambjent do të përdoret në mënyrë profesionale, proçeduriale dhe ligjore, duke respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe në veçanti të të miturve. a.q/NOA

KOMENTE