Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitet në rrugë një vajzë, e ndihmojnë djemtë e lagjes
English

Grabitet në rrugë një vajzë, e ndihmojnë djemtë e lagjes

Tiranë, 16 Tetor 2011 NOA - Një 20-vjeçare ka rënë pre e hajdutëve të rrugës por është shpëtuar nga djemtë e lagjes. Ngjarja ndodhi dje tek rruga e "Durrësit" në Tiranë kur disa adoleshentë i janë afruar një vajze që po lëvizte në këmbë në mes të rrugës dhe i vodhën nga qafa varësen e floririt. Mësohet se e reja ka bërë rezistencë për të mbrojtur varësen por autorët e kanë tërhequr zvarrë atë. Skena është parë nga disa djem të lagjes të cilët u vërsulën menjëherë për të kapur autorët. Ata mundën të shtinin në "duar" njërin prej hajdutëve të cilin nisën ta godisnin me shkelma e grushte. Për tu hakmarrë është afruar edhe vajza e dëmtuar e cila ka goditur me shkelma autorin e grabitjes së saj. Varësen e morën dy personat e tjerë të cilët mundën të largoheshin. "Do ti tregoj emrat e personave të tjerë që morën varësen vetëm mos më godisni më", mësohet t’u jetë lutur 15-vjeçari djemve të cilët e godisnin me shkelma. Efektivat e komisariatit të policisë nr.2, të sinjalizuar për ngjarjen mbërritën në vendngjarje për të sqaruar rrethanat. Policia shoqëroi në komisariat autorin e dyshuar i cili është M.K, 15 vjeç. Burime nga policia thanë se kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur bashkëpunëtorët e tij. NOA

KOMENTE