Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Emiri i Katarit viziton sot Maqedoninë
English

Emiri i Katarit viziton sot Maqedoninë

Shkup, 17 tetor 2011, NOA – Pas vizitave në Shqipëri, Kosovë, Poloni dhe Ukrainë emiri i Katarit, Sheik Hamad Bin Kalifa Al Tani do të mbërrijë sotMaqedoni në kuadër të një vizite dyditore zyrtare. Kjo do të jetë vizita e parë e një mbreti të botës arabe në Maqedoni. Emiri i Katarit do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetërorë të Maqedonisë, personalitete të jetës kulturore dhe fetare. Në axhendën e tij është parashikuar edhe një vizitë në vendet e trashëgimisë kulturore – historike dhe në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Emiri i Katarit është ftuar nga presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov. Gjatë takimit të dy autoriteteve do të vlerësohet dhe intensifikohet bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve, ku theks i veçantë do t’i jepet tërheqjes së investimeve arabe në Maqedoni. Në kuadër të vizitës të emirit të Katarit Sheik Hamad Bin Kalifa Al Tani do të nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave për bartësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe speciale, marrëveshja për nxitjen e investimeve, rregullimin e marrëdhënieve të punës, etj. Në kuadër të delegacionit zyrtar të Katarit do të jenë mbi 100 mysafirë, mes tyre dy anëtarë të familjes mbretërore dhe 12 ministra. INA/NOA

KOMENTE