Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tërmet i fuqishëm në Turqi
English

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Turqi, 23 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Një tërmet i fuqishëm, prej 6.6 ballësh ( sipas raportimeve paraprake) ka goditur qytetin Van në Turqi. Rrjeti prestigjioz CNN pak minuta më parë ka raportuar se, tërmeti ka tronditur tokën por edhe banorët të cilët të alarmuar kanë dalë nga banesat e tyre. Informacioni paraprak, cituar nga CNN bën të ditur se ka deri më tani 50 të plagosur, ndërsa fuqia e lëkundjeve të tokës ka qenë, jo zyrtarisht, 6.6 të shkallës rihter. Provona e Vanit, njihet si zonë me nivel të ulët ekonomik, ndërsa e gjithë zona është përfshirë nga paniku. Lëkundjet kanë zgjatur për afro 1 minutë, ndërsa disa ndërtesa janë rrënuar. (vijon) a.q/NOA

KOMENTE