Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet i dyshuari që premtonte viza italiane
English

Arrestohet i dyshuari që premtonte viza italiane

Prishtinë, 24 tetor 2011, NOA – Premtonte viza italiane por me anë të metodave speciale të hetimit bie në pranga policore. Operacioni u krye nga drejtoria për hetime të krimeve ekonomike dhe korrupsion, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Gjithçka ndodhi sot në mesditë kur sektori për hetimin e falsifikimit të dokumenteve në Prishtinë ka bërë arrestimin e një 36 vjeçari nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale Falsifikim i dokumentit zyrtarë nga dhe Mashtrim. I dyshuari tanimë i arrestuar nga ana e hetuesve policor është B.C lindur më 1975, nga Kumanova, Republika e Maqedonisë me banim të përhershëm në Prishtinë. Pas informatave të marra nga terreni dhe hetimeve të zhvilluara për disa javë me radhë, dyshohet se i dyshuari B.C ka mashtruar qytetarët me rastin e aplikimit për viza italiane, kështu duke marrë nga ta shuma në vlerë deri dy mijë euro. Në konsultim me prokurorin e prokurorisë publike komunale në Prishtinë të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor për të vazhduar më tutje me procedura hetimore. Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që mos të bien pre e personave që qëndrojnë para ambasadave gjoja se kanë mundësi për t’u ndihmuar, por të aplikojnë për viza vetëm sipas instruksioneve që marrin nga zyrtarët e ambasadave përkatëse. a.b/NOA

KOMENTE