Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përdor burrin për të joshur vajza, i trafikon dhe nxjerr në rrugë
English

Përdor burrin për të joshur vajza, i trafikon dhe nxjerr në rrugë

Castel Volturno, 25 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj -Një 35 vjeçare shqiptare, Donika Buci e cila jetonte në Itali, është kapur nga policia italiane e akuzuar për terrorizim të prostitutave. Mësohet se gruaja në fjalë është e përfshirë në një rrjet prostitucioni të një grupi vajzash, dhe se drejtonte grupin e tyre duke nxjerrë në rrugë disa bashkëkombase të saja e ndihmuar nga një tjetër shqiptar, i përfshirë në ngjarje dhe mbi të cilin rëndojnë një varg akuzash. Bashkëpunëtori i Bucit aktualisht strehohet në Shqipëri por që edhe ndaj tij rëndon masa e arrestit. Burri i cili bashkëjetonte me Donika Bucin në Castel Volturno, tërhiqte vajza të tjera shqiptare drejt Italisë, duke u lidhur me to dhe duke u shtirur për një ndjenjë ndaj tyre, pasi i sillte në Itali i detyronte të prostituonin në rrugë, duke u marrë gjithë fitimin, rreth 300 euro në ditë. Por në rast se ndonjëra nga vajzat refuzonte në bashkëpunimin me 35 vjeçaren Buci, ajo nuk kursente dhunën duke i rrahur dhe torturuar në vendin e punës. I tillë ka qenë edhe rasti i një vajze të re e cila pas një rrahje makabre në korrik të këtij viti, u shtrua për ditë me radhë në spital dhe pas kësaj rrëfeu për policinë në Marcianise odisenë e saj. Hetimet e nisura në mënyrë intensive nga Prokuroria bën të mundur identifikimin e autorëve duke bërë të mundur edhe lëshimin e masës së arrestit për ta. Gjatë kontrollit të bërë ndaj Donika Bucit u bë e mundur sekuestrimi i një pistolete të kalibrit 7,65 dhe 14 fishekë të të njëjtit kalibër. Ndërkaq në shtëpi poshtë jastëkut, u gjetën dy shufra dhe një grusht hekuri që përdorej për të rrahur vajzat. Gruaja e arrestuar ishte shtatzënë në muajin e pestë dhe kishte 2 fëmijë të tjerë të mitur, por pavarësisht kësaj u shoqërua drejt burgut të femrave. a.y/NOA

KOMENTE