Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen në port 60 kg kanabis, në pranga një person
English

Kapen në port 60 kg kanabis, në pranga një person

Vlorë, 2 nëntor 2011, NOA - Policia e Vlorës bllokoi dhe sekuestroi sot një sasi prej 60 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sattiva. Sipas policisë, lënda narkotike ishte fshehur në një automjet tip kamion në portin e Vlorës, në një nga tragetet e linjës detare Vlorë-Brindisi, ndërkohë që destinacioni i saj ishte Italia. Uniformat blu bënë të mundur arrestimin e drejtuesin dhe njëkohësisht pronarin e kamionit ku ishte fshehur droga, Altin Deromema, si dhe shoqëruan bashkëshorten e tij në komisariat. Mësohet se lënda narkotike e llojit kanabis sativa ishte paketuar dhe vendosur në pjesën e sipërme të një kamioni tip "Iveco" me targa AA 312 AD, që u kontrollua në momentin kur do të kalonte traun e doganës.

a.q/NOA

KOMENTE