Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti i Italisë: Berluskoni do të dorëhiqet
English

Presidenti i Italisë: Berluskoni do të dorëhiqet

Romë, 9 nëntor 2011, NOA – Presidenti i Italisë, Napolitano ka pohuar pak minuta më parë se kryeministri Silvio Berluskoni do të dorëhiqet pas miratimit në Parlament të ligjit të stabilitetit.

Kreu i shtetit italian deklaroi se, së shpejti vendi do të ketë qeveri të re ose zgjedhje të reja, ku përfshihet edhe koha për fushatën zgjedhore.

Ndërkohë, senati italian do të përshpejtojë procedurat për miratimin sa më parë të ligjit të Stabilitetit.

Nga ana tjetër partitë politike në Itali kanë nisur tashmë të publikojnë edhe skemat e reja qeverisëse ku nuk përjashtohet një qeveri gjithëpërfshirëse.

a.q/NOA

KOMENTE