Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Tirana, vendi më tërheqës për bizneset
English

Basha: Tirana, vendi më tërheqës për bizneset

Tiranë, 11 nëntor 2011, NOA – Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Bashka ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të biznesit amerikanë. Kreu i bashkisë ka njohur investitorët nga SHBA-ja me projekte e reja të pushtetit vendor, por edhe me masat që janë marrë për krijimin e lehtësirave për biznesin.

Basha është ndalur në procesin e uljes së taksave të Bashkisë, duke theksuar se janë krijuar kushtet për t’u dhënë të gjitha mundësitë biznesmenëve që të përfshihen në projekte.

Ai u shpreh se “kemi eliminuar disa taksa duke e bërë Tiranën vendin më tërheqës për investime”.

Ai ka bërë dhe një pasqyrim të projekteve kryesore që lidhen me menaxhimin dhe krijimin e kushteve për tërheqjen e investitorëve.

a.k/NOA

KOMENTE