Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi, një bombë artizanale shpërthen para zyrave të qeverisë
English

Greqi, një bombë artizanale shpërthen para zyrave të qeverisë

Athinë, 15 nëntor 2011, NOA/Irma Toptani – Pak përpara se kryeministri grek Lukas Papademos të fliste në parlamentin helen, një bombë artizanale ka shpërthyer mbrëmjen e të hënës, para zyrave të zëvendësministrit grek të Punëve të Jashtme, Mariliza Xenogiannakopoulou, duke shkaktuar dëme të lehta, dhe fatmirësisht asnjë viktimë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Burime nga policia e Athinës thanë se bomba ishte bërë me cilindra gazi, një sistem bombash ky, i përdorur zakonisht nga organizatat anarkiste greke.

Atentati i konfirmuar nga policia disa orë me vonesë, ndodhi disa orë para se Parlamenti grek të mblidhej për të dëgjuar fjalimin e kryeministrit dhe programin e ri të kabinetit të koalicionit të drejtuar nga kryeministri Lukas Papademos, i cili theksoi nevojën e zbatimit të një programi të rreptë masash, që lipsen për të siguruar qëndrimin e Greqisë në eurozonë.

Ndërkohë, sot deputetët grekë do të debatojnë rreth programit të qeverisë, kurse të mërkurën pritet që qeveria e Papademos të votëbesohet.

Greqia prej disa vitesh është shndërruar në një arenë atentatesh të grupeve të ekstremistëve të majtë dhe anarkistëve, që sulmojnë qeverinë, policinë dhe bizneset në vend.

Por, sipas të dhënave të policisë pas një sërë arrestimesh të bujshme dy vitet e fundit, duket se asnjë nga grupet më të rëndësishëm ekstremistë nuk është aktualisht aktiv.

Të enjten në Greqi janë parashikuar të zhvillohen demonstrata të grupeve majtiste në përkujtim të përvjetorit të 38-ë të represionit, të 17 nëntorit të vitit 1973, i njohur si kryengritja e studentëve kundër juntës ushtarake të kolonelëve.

Ky manifestim i ekstremistëve të majtë grekë dhe mbështetësve të tyre, vitet e fundit i është kushtuar denoncimit të masave shtrënguese të kursimit nga ekzekutivi grek.

mit/NOA

KOMENTE
  • neymar santos 14:23 - 15 Nëntor 2011
    DWDSA