Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Projekti TAP, 1 miliard euro investime vetëm në Shqipëri
English

Projekti TAP, 1 miliard euro investime vetëm në Shqipëri

Tiranë, 23 nëntor 2011, NOA – Vetëm në territorin shqiptar, për projektin e gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP) janë parashikuar të investohen 1 miliard euro, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Gjatë diskutimit të projektit me përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës, përfaqësuesi i TAP-it bëri me dije se bashkëpunimi me qeverinë shqiptare për këtë projekt ndërkombëtar më rëndësi edhe për vendet si Norvegjia, Zvicra, Italia, Turqia, Greqia, Gjermania dhe Azerbajxhanin, është i shkëlqyer.

Ai vlerësoi se Shqipëria do luajë një rol të rëndësishëm në hapjen e korridorit të gazit, ndërkohë që realizimi i projektit në territorin shqiptar do të sjellë zhvillim ekonomik, punësim, krijimin e rrjetit të transmetimit energjetik të gazit natyror, etj.

Ndërkohë ministri i ekonomisë, Nasip Naço deklaroi gjatë takimit se

Ky është një projekt prioritar për sigurimin e energjisë në vend, andaj ne qeveria ka përshtatur legjislacionin e nevojshëm.

Naço tha se Shqipëria po bën lobim ndërkombëtar për projektin TAP, i cili sipas tij do të rritë punësimin në vend.

mit/NOA

KOMENTE