Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AAK: Asgjë e re për lirim të përkohshëm të Haradinajt
English

AAK: Asgjë e re për lirim të përkohshëm të Haradinajt

Prishtinë, 12 Dhjetor 2011 - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se ajo është në pritje të vendimit të prokurorisë së Tribunalit të Hagës, rreth lirimit të përkohshëm të liderit të partisë, Ramush Haradinaj.

Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, i tha sot radios Evropa e Lirë se, deri më tani, nuk ka asgjë të re lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Haradinajt.

“Deri në këto momente nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare me të cilën do të konfirmohej lirimi i përkohshëm i zotit Haradinaj, por jemi në pritje edhe ne si parti, por edhe pala mbrojtëse”, tha Luma.

Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinajt, Lah Brahimajt dhe Idriz Balajt nisi në muajin gusht të këtij viti.

Tre të akuzuarit ishin liruar më 3 prill të vitit 2008 nga Tribunali, nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa rigjykimi i pjesshëm thuhet se nisi për shkak të paraqitjes së dëshmive shtesë në procesin kundër tyre.

KOMENTE