Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përurohet treni që lidh Moskë-Berlin-Paris, në 37 orë (VIDEO)
English

Përurohet treni që lidh Moskë-Berlin-Paris, në 37 orë (VIDEO)

Paris, 15 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Ka mbërritur në Paris treni i ri nga Rusia, i cili lidh pikërisht Moskën, Berlinin dhe kryeqytetin francez në sajë të një udhëtimi i cili zgjat 37 orë.

Treni, i cili është krijuar nga një ndërmarrje ruse Rzd, është nisur nga Moska dhe ditën tjetër në mëngjes është gjendur në Berlin, ndërsa në darkë është pritur dhe destinacioni i fundit i tij që ka qenë pikërisht Parisi.

Mjeti i udhëtimit ka përshkuar 3 mijë e 177 kilometër me një shpejtësi maksimale prej 200 kilometrash në orë.

Ai përbëhet nga tetë vagonë, nga një bar dhe nga një restorant, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Aktualisht dhe përgjatë dimrit do të jenë vetëm tre lidhje qytetesh, Moskë-Berlin-Paris, por në verë pritet që numri i tyre të shkojë në pesë.

r.b/NOA

339
KOMENTE
  • Jani Tsombaj01:11 - 15 Dhjetor 2011
    pse nuk i bein dhe ne shqiperi keto. po gezohen me ndertimet e botes