Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenton me makinë vajzën 5 vjeçare
English

Aksidenton me makinë vajzën 5 vjeçare

Korçë, 16 dhjetor 2011, NOA – Një person është arrestuar dje nga policia e Korçës pasi ka aksidentuar me makinën e tij një grua dhe mbesën e saj 5 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen Nr. 7 në Korçë gjatë pasdites së djeshme. Autori i saj është Vasjan Thanas Tona, 24 vjeç, banues në Lagjen Nr. 2 Korçë, raporton Agjencia e Lajmeve NOA.

Me makinën tip M-Benz me targë KO 0396 B, ai ka aksidentuar kalimtaren me inicialet Q. Ahmeti, 56 vjeçe dhe mbesën e saj G. A, 5 vjeçe, të dyja banuese në Lagjen Nr. 4 Korçë. Pas dhënies së ndihmës së parë, dy personat janë në spitalin e Korçës. Mësohet se aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që arrestimi i 24-vjeçari është bërë pak komente pas ngjarjes. Ndaj tij ka nisur procedimi penal për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor”.

a.k/NOA

KOMENTE