Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Votimi për Leskaj në KLSH, PS: Islami theu vendimin e grupit
English

Votimi për Leskaj në KLSH, PS: Islami theu vendimin e grupit

Tiranë, 20 dhjetor 2011, NOA- Deputeti socialist Taulant Balla reagoi në emër të grupit parlamentar socialist lidhur me përjashtimin e deputetit Kastriot Islami. Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, Balla u shpreh se, çregjistrimi nga grupi i Islamit erdhi për thyerje të vendimit politik të grupit lidhur me votimin kundër kandidaturës së Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në seancën e kaluar të Kuvendit të Shqipërisë. “Kryesia e Grupit Socialist sqaron se krejt ndryshe nga çfarë është publikuar në mediat qeveritare gjatë këtyre ditëve, zbatimi i kësaj norme statutore është vendosur në kolegjialitet të plotë nga Grupi Socialist përpara seancës dhe çdo deputet e ka pasur të qartë paraprakisht detyrimin statutor për zbatimin e vendimit politik. Kjo do të thotë se qoftë pjesëmarrja në votim, qoftë votimi në unison me vendimin politik ishin të detyrueshme për të gjithë anëtarët e grupit socialist. Ashtu sikundër është e qartë se në këtë rast edhe zbatimi i normës statutore në rast shkeljeje të vendimit politik ishte një pasojë e paralajmëruar për këdo që mund t’i binte ndesh vullnetit të grupit duke shkelur vendimin politik”, u shpreh Balla. Ai shtoi se Islami u largua nga votimi duke e shkelur vendimin politik plotësisht i vetëdijshëm për përmbajtjen e normës statutore në rastin e kësaj shkeljeje, çka nënkupton sipas tij automatikisht çregjistrimin e tij nga Grupi Parlamentar Socialist. Në vijim në emër të Kryesisë së Grupit Socialist ai uroi deputetin Pandeli Majko suksesin e plotë të kandidaturës së tij për postin e lartë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

a.y/NOA

KOMENTE