Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ina Rama reagon për Halimin, mbi dënimin minimal të djalit të Xhuvanit
English

Ina Rama reagon për Halimin, mbi dënimin minimal të djalit të Xhuvanit

Tiranë, 23 Dhjetor 2011 NOA/ Ariola Ymeraj - Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pak çaste më parë lidhur me deklaratën e sotme të ministrit të Drejtësisë, z. Eduard Halimi i cili kërkoi ndëshkim ndaj Prokurorit të Tiranës dhe atij të çështjes së djalit të deputetes socialiste Luiza Xhuvani. i riu i cili u arratis pas vrasjes së kryer disa muaj më parë, u dënua me një periudhë minimale vuajtje dënimi dhe Halimi e konsideroi pretencën që dha prokuroria si abuzive.

Ina Rama në reagimin sonte thotë se po përgjigjet publikisht lidhur mbi inspektimin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë lidhur me procedimin penal nr. 597 i vitit 13.02.2011, dhe letrës së datës 23/12/2011 që i ka dërguar Presidentit të Republikës, z. Bamir Topi dhe Prokurores së Përgjithshme znj. Ina Rama mbi përfundimet e këtij inspektimi.

“Prokuroria e Përgjithshme është e detyruar të informojë opinionin publik se deklarata e Ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, është një ndërhyrje e rëndë në funksionimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe në rastin konkret, presion i hapur ndaj gjykatës dhe prokurorisë, në kushtet kur një çështje është ende në gjykim”.

Më tej deklarata vijon: “Çështja ndaj shtetasit Kostandin Xhuvani është ende në gjykim, pasi është në pritje për t’u shqyrtuar nga Gjykata e Apelit, ndaj është e pashpjegueshme që një titullar politik të ndërhyjë e të deklarohet pa u ezauruar të gjitha shkallët e gjykimit. Ministri i Drejtësisë nuk është pjesë e gjykimit dhe për vendimin e një gjykate mund të shprehet vetëm një gjykatë e shkallës më të lartë”.

Ina Rama thotë se në deklaratën e z.Halimi atakohet organi i prokurorisë për mosrespektimin e parimeve të drejtësisë, barazisë dhe ligjshmërisë së veprimtarisë së prokurorit në marrëdhëniet e tij me subjektet e tjera të procedimit penal, dhe kjo bëhet me fjalë të përgjithshme dhe jo duke marrë parasysh dispozitat konkrete të veprës penale dhe marzhin e dënimit që parashikohet për këto vepra, të cilat duke u analizuar me rrethanat e tjera që ndikojnë llojin dhe masën e dënimit, përcaktojnë dhe politikën e dënimit. “Sidoqoftë, në respekt të Kushtetutës dhe ligjit, duhet të kujtojmë si opinionit publik ashtu edhe Ministrit të Drejtësisë, se i vetmi institucion kushtetues i cili kualifikon veprën penale për të cilën duhet të deklarohet fajtor, llojin dhe masën e dënimit të përshtatshme, është vetëm Gjykata. Kompetencën për drejtësinë e këtij vendimi apo fuqinë për ta ndryshuar atë e ka vetëm një gjykatë më e lartë, por kurrsesi një organ ekzekutiv”, - përfundon deklarata e ashpër e zonjës Ina Rama që rikthen kështu luftën mes qeverisë dhe organit që ajo drejton.

e.t/NOA

Si erdhi replika: Rasti Xhuvani, Halimi: Dy vite burg për vrasje, e papranueshme

KOMENTE
  • Sul Koleci20:27 - 23 Dhjetor 2011
    PO KA SHUME TE DREJTE Z MINISTER I DREJTESISE,SE KUR BEHET FJALE PER FEMIJET E PUSHTETAREVE,DEPUTETEVE,MINISTRAVE,PER TE NJEJTEN VEPER POPULLI I THJESHTE DENOHET NE MAKSIMUN,OSE I RJEPIN LEKUREN DUKE I MARRE LEKE,KURSE FEMIJET E KETYRE TE ASHTEQUAJTURVE,>TE MEDHENJVE<NUK BEJNE ASNJE DITE BURG,KU ESHTE DREJTESIA,PROKURORIA E ZHYTUR NE KORRUPSION DO BEJE DREJTESI,PO DHE GJYKATAT TE NJEJTEN GJE,NUK GUXOJNE TI DENOJNE FEMIJET E KETURE TE MEDHENJVE SE DUN TE RUAJNE VENDIN E PUNES.PO CA TE BESH PESHKU QELBET NGA KOKA,SEPSE ATO QE JANE NE KRYE TE DREJTESISE SHQIPTARE JANE PER TU VAJTUAR