Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Duan marrëdhënie të mira me Pakistanin
English

SHBA: Duan marrëdhënie të mira me Pakistanin

Uashington, 24 dhjetor 2011, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbeten të angazhuara për të punuar me Pakistanin, pavarësisht trazirave të vazhdueshme në marrëdhëniet midis dy vendeve. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner u tha gazetarëve të premten se sfidat me të cilat përballen Uashingtoni dhe Islamabadi, të tilla si lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit - janë "tepër të rëndësishme" për të dështuar.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara kërkojnë atë që ai e quajti një "marrëdhënie më të afërt, më produktive me Pakistanin ushtarakisht dhe politikisht”. Zëdhënësi amerikan i bëri komentet e tij pasi Pakistani hodhi poshtë gjetjet e një raporti të ushtrisë amerikane të lëshuar të enjten për sulmet ajrore të SHBA-ve më 26 nëntor, në Pakistan afër kufirit afgan, që vrau 24 ushtarë pakistanezë.

Raporti fajësoi Shtetet e Bashkuara dhe Pakistanin si dhe mosbesimin në mes të vendeve.

NOA/RFE

KOMENTE