Autobusi që mbante nxënës dhe mësues nga Uorcesteri i Britanisë, u rrëzua në rrugën e kthimit nga një udhëtim për ski në Francë.
Mësohet se një person ka vdekur.
Fëmijët nga “Alvechurch School” ishin në mesin e 49 njerëzve në autobus, i cili u rrëzua pranë Chalons-en-Champagne, në veri të Francës.
Personi që vdiq ishte një mësues 59-vjeçar, i quajtur Peter Rippington si dhe janë informuar të afërmit e tij.
Rreth pesë vetë kanë mbetur të lënduar seriozisht, ndërsa 22 të tjerë pësuan lëndime të lehta.
Prokurori lokal tha se asnjë shenjë alkooli apo droge nuk u gjet nga ana e shoferit por përsëri do merret në pyetje pas daljes nga spitali, për arsyen pse e kishte zënë gjumi në timon.