Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministrat e rinj betohen para Presidentit Topi
English

Ministrat e rinj betohen para Presidentit Topi

Sot paradite, në Zyrën e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit e katër anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave, përkatësisht e zotit Edmond Haxhinasto, si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, zotit Edmond Panariti, si Ministër i Punëve të Jashtme, zotit Flamur Noka, si Ministër i Brendshëm dhe zotit Vangjel Tavo, si Ministër i Shëndetësisë.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, leximit të dekreteve të emërimit dhe formulës së betimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, zoti Aleksandër Flloko, Ministrat e rinj të qeverisë, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, bënë betimin përpara Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i cili u dorëzoi dekretet e emërimit dhe u shprehu urimet më të mira dhe suksese në përmbushjen e detyrave të tyre të rëndësishme.

KOMENTE