Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Muhamet Hamiti, tërhiqet nga shërbimi i jashtëm i Kosovës
English

Muhamet Hamiti, tërhiqet nga shërbimi i jashtëm i Kosovës

Ambasadori Hamiti, pas përmbylljes së misionit si Ambasador i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, ka vendosur të tërhiqet nga shërbimi i jashtëm i Kosovës.

Ndërsa dje, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me një dekret ka aprovuar dorëheqjen e z. Hamiti nga shërbimi i jashtëm i Kosovës.

Gjatë punës katër vjeçare, Ambasadori Hamiti, përveç kontributit të madh në fuqizimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, është angazhuar fuqishëm edhe në forcimin e gjithëmbarshëm të shërbimit të jashtëm të Kosovës në botë, duke qenë njëkohësisht Ambasador Jorezident në Zelandë të Re dhe në Irlandë.

Muhamet Hamiti ka themeluar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, duke qenë shef misioni si i Ngarkuar me Punë a.i. nga 20 tetori i vitit 2008 deri më 10 shtator 2009, kur është emëruar Ambasador i Republikës së Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, falënderon Ambasadorin e parë të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Muhamet Hamiti, për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë për ngritjen dhe fuqizimin e shërbimit të jashtëm të Kosovës, gjatë misionit të tij në krye të Ambasadës në Londër.

KOMENTE