Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lulzim Basha mesazh urimi Kryetarit të Komunës së Prishtinës Isa Mustafa
English

Lulzim Basha mesazh urimi Kryetarit të Komunës së Prishtinës Isa Mustafa

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh urimi, me rastin e 5 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kryetarit të Komunës së Prishtinës Isa Mustafa:

“ I nderuar zoti Mustafa,

Në këtë ditë të shënuar për Kosovën dhe kombin shqiptar, dua t’ ju uroj përzemërsisht Ju dhe popullin e Kosovës, “Gëzuar ditën e madhe të Pavarësisë!”

Sot mbarë kombi përulet me nderim përpara rolit dhe kontributit të presidentit Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari të cilët janë gurët e themelit mbi të cilët u ngritën pavarësia e Kosovës dhe lufta e saj çlirimtare.

Udhëheqësit politikë të Kosovës, populli i Kosovës ia doli në këto 5 vite, t’ i dëshmojë miqve, partnerëve dhe mbarë botës, se Pavarësia e Kosovës ishte vendimi i duhur jo vetëm për shqiptarët por edhe mbarë rajonin.

Ky vit shënoi zhvillime historike për Kosovën. Shteti më i ri i dëshmoi botës se është i aftë të menaxhojë të tashmen dhe të projektojë drejt të ardhmen e tij evropiane si dhe të qytetarëve të tij, pa dallim përkatesie etnike apo fetare. Arritjet e Kosovës i dhanë fund mbikëqyrjes së Pavarësisë dhe e konsoliduan paprekshmërinë e tërësisë territoriale të saj. Në këto 5 vite, Kosova ka ecur përpara në konsolidimin e institucioneve demokratike, ne zhvillimin ekonomik e rritjen e mirëqënies për qytetarët e Kosovës.

I nderuar zoti Mustafa,

Më lejoni që në këtë ditë të veçantë për historinë e kombit tonë, t’ ju percjell në emër të qytetarëve të Tiranës përshëndetjet vëllazërore për qytetarët e Prishtinës dhe mbarë Kosovës.

KOMENTE