Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Taksisti plagos me thikë 15 vjeçarin
English

Taksisti plagos me thikë 15 vjeçarin

Një sherr i ndodhur për motive konkurrence mes dy taksistëve në qytetin e Përmetit ka përfunduar me plagosjen e 15 vjeçarit, djalit të njërit prej taksistëve.

Në përplasje e sipër, shtetasi Sazan Zoto ka plagosur me thikë adoleshentin, i identifikuar me iniciale R.K.

Forcat policore janë njoftuar nga personat e pranishëm në vendin e ngjarjes dhe kur kanë mbërritur atje kanë arrestuar agresorin.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se kanë ushtruar edhe një kontroll në banesën e autorit të plagosjes, ku kanë gjetur një kallashnikov dhe rreth 80 fishekë.

Ndërkohë, 15-vjeçari i lënduar ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

KOMENTE