Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama-Venizelos. Dimension të ri bashkëpunimi në frymën e miqësisë dhe të interesit më të mirë të të dy vendeve
English

Rama-Venizelos. Dimension të ri bashkëpunimi në frymën e miqësisë dhe të interesit më të mirë të të dy vendeve

Kryeministri Edi Rama priti sot në takim, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Z. Evangelos Venizelos.

Kryeministri Rama vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve dhe vuri theksin në vullnetin e Qeverisë shqiptare për t’i dhënë një dimension të ri këtij bashkëpunimi në frymën e miqësisë dhe të interesit më të mirë të të dy vendeve. Gjatë këtij takimi, u vlerësua ecuria e deritanishme e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe u trajtuan problematikat që ekzistojnë, të tashme, apo të trashëguara nga e kaluara.

Kryeministri Rama theksoi se Qeveria shqiptare mbetet e vendosur për të forcuar, gjithashtu, bashkëpunimin rajonal. Marrëveshja Kosovë - Serbi, u shpreh Kryeministri, ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet e bashkëpunimin midis vendeve të rajonit.

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar Ministrin Venizelos edhe për mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë në procesin e integrimit edhe në kuadër të Presidencës së ardhshme greke të BE-së.

Ministri Venizelos e uroi Kryeministrin Rama për detyrën e re dhe i shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për t’i vendosur marrëdhëniet mes dy vendeve në një stad të ri bashkëpunimi.

KOMENTE