English

Apeli i Policisë së Shtetit: Zbatoni sinjalistikën rrugore. Nuk do të falet asnjë për shkelje të Kodit rrugor

Aksidente të shumta si shkak i mos zbatimit dhe nga këmbësorët, pasagjerët por dhe drejtuesit e mjeteve.

Apeli i Policisë së Shtetit ndaj drejtuesve të automjeteve:

“U kërkojmë drejtuesve të mjeteve të respektojnë normat e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdesin e duhur në përdorimin e sistemit pamor gjatë lëvizjes në akse të ndryshme rrugore në qarkun e Tiranës, me qëllim parandalimin e aksidenteve, të cilat kanë pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve. Policia e kryeqytetit, në zbatim të përgjegjësive të saj ligjore, nuk ka për synim ndëshkimin e drejtuesve, por sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e tyre për të respektuar me rigorozitet normat e Kodit Rrugor gjatë drejtimit të automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Duke marrë parasysh faktin se rregullat e qarkullimit rrugor nuk zbatohen me përpikmëri, kjo situatë ka favorizuar aksidente të shumta automobilistike.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Policia ka nisur kontrolle, me synim zbatimin e sinjalistikës rrugore, vendosjen e rripave të sigurimit, mospërdorimin e celularëve përgjatë drejtimit të mjetit.

Masat janë:

1-Masa administrative për konsumim të alkolit: 88 masa me 82 persona të arrestuar në kushtet e flagrancës

2-Masa administrative për ecje me shpejtësi të tej normave të lejuara: 35 masa

3-Masa administrative për mos zbatim të semaforit: 40 masa

4-Masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit: 5834 masa

5-Masa administrative për mos vendosje të kaskës mbrojtëse: 353 masa

6-Masa administrative për parakalim të gabuar dhe ecje me shpetësi: 1637 masa

7-Masa administrative për qëndrim të gabuar: 9916 masa

8-Masa administrative për përdorim të celularëve gjatë drejtimit të mjetit: 100 masa

KOMENTE