Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA. Temperaturat më të ulëta në 20 vjet pritet të mbërthejnë vendin këtë javë
English

SHBA. Temperaturat më të ulëta në 20 vjet pritet të mbërthejnë vendin këtë javë

Ditët e fundit SHBA-të janë përfshirë nga një mot i keq i cili ka sjellë dhe viktima.
Por përsëri Shërbimi Kombëtar i Motit në Shtetet e Bashkuara ka dhënë paralajmërim për një front atmosferik me temperaturat më të ulëta në 20 vjet që pritet të mbërthejë vendin këtë javë.

Shërbimi meteorologjik thotë se moti i acartë, që përbën rrezik për popullsinë, është rezultat i kombinimit të fronteve të ndryshme atmosferike, një fenomen i rrallë kur i ftohti arktik lëviz drejt zonave të thella jugore.

Fronti atmosferik polar do të përfshijë më shumë se gjysmën e kontinentit amerikan që nga e hëna dhe e marta, me erëra të acarta që do të ulin temperaturat që nga Montana e deri në Alabama në jug.

Moti i keq dhe bora, në disa zona deri në 30 centimetra, ka vështirësuar kushtet e udhëtimit, duke shkaktuar mbylljen e shkollave dhe anulimin e mijëra fluturimeve.

Sipas zyrtarëve temperaturat në rajonet lindore, duke llogaritur edhe ndikimin e erës, pritet të jenë -20 deri -30 gradë celsius. Ndërsa në disa shtete në veri të rajoneve qendrore, si Montana dhe Dakota e Veriut temperaturat pritet të arrijnë deri në -50 gradë celsius.

Moti i ftohtë nuk pritet të zgjasë shumë, të enjten dhe të premten, temperaturat pritet të kthehen në gati nivele mesatare, në 5 deri 10 gradë celsius mbi zero.

KOMENTE