Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flamuri në Beograd. Autorët shqipëtarë me banim në Zvicër
English

Flamuri në Beograd. Autorët shqipëtarë me banim në Zvicër

Gazetari dhe shkrimtari Faruk Tasholli, tregon për Telegrafin se flamurin shqiptar në qiellin e Beogradit e ngritën shqiptarët e Kosovës që jetojnë në Zvicër, por se ata duan momentalisht të mbesin anonim. Bashkëbisedimin e tij me një nga autorët e këtij akti mund ta lexoni më poshtë.
Pas mesnatës, pra rreth orës 1 e 30 minuta të ditës së sotme (15.10.2014), mora vesh për akterët që ngritën flamurin kombëtar shqiptar mbi stadiumin e Partizanit ne Beograd, derisa po zhvillohej minuta e 42 e ndeshjes Serbi-Shqipëri. Me njërin prej tyre që e njihja, menjëherë rashë në lidhje dhe bisedova shkurt për ngjarjen. Por, për momentin, ai deshi të mbetet anonim për opinion.
Gjithashtu më luti që edhe shokët e tij të mbeten anonimë për momentin, pasi u bie shpesh rruga nëpër Serbi dhe mund të ballafaqohen me pasoja. Kur hyra në lidhje, ata veç ndodheshin ne Kroaci dhe nuk kishin më ndonjë rrezik. Ja biseda e shkurtër që bëra me njërin prej tyre:
Unë: Mora vesh se ti me disa shokë e ngritët flamurin kombëtar shqiptar mbi Beograd?
Ai: Po. Ishim dhjetë shokë nga Zvicra dhe atje shkuam me pesë vetura me tabela zvicerane. Ta kalonim kufirin nuk patëm vështirësi, pasi ne kishim pasaporta zvicerane. Por në stadium, pasi e panë se i kemi emrat shqiptarë, nuk na lanë të hymë. Atëherë thamë me vete: Pasi nuk na leni të hymë, do të hyjë flamuri ynë dhe do ta shihni edhe ju edhe ne.
Unë: Do të thotë ju flamurin e lansuat nga pozicionet jashtë stadiumit?
Ai: Po ashtu bëmë. E përdorëm një dron (mjet fluturimi për lojëra në qiell), si e keni parë, e lëshuam dhe ai fluturoi me flamur i komanduar nga ne. Në ndërkohë i lëshuam edhe dy dronë vëzhgues. Prisnim edhe dy lansime t'i bënim, por për shkaqe sigurie, pasi ndryshoi situata, u desh të largohemi.
Unë: Tash ku ndodheni për momentin?
Ai: E kemi kaluar kufirin Serbi-Kroaci dhe po udhëtojmë drejt Zagrebit. Tash po ndalemi edhe pak të pijmë nga një kafe dhe vazhdojmë.
Unë: Por unë desha që këtë ngjarje ta bëj publike, a ju prish punë?
Ai: Nuk na prish punë, por nuk e bëmë të lavdohemi ne, por veç deshëm të tregojmë se me gjithë ndalesat, shqiptarët në një mënyrë i keni në stadium. Ndërsa, sa i përket vërtetësisë së ngjarjes, ne i kemi bërë edhe videoincizimet dhe i kemi me vete, por sonte është vonë dhe nesër kah mesdita mbërrijmë në Zvicër. Të gjitha do t'i bëjmë publike. Disa gjëra i kemi dhënë edhe në Facebook, por me emra përkëdhelës.
Unë : Këtë bisedë po e jap për publik, e pastaj flasim nesër.
Ai: U bë, natën e mirë!
Pas bisedës, shikova profilin e bashkëbiseduesit në FB, prej nga kuptova se ai me disa familjarë vec kishte biseduar nga Beogradi për ngjarjen. Nga profili i tij i mora edhe fotot. Bashkëbiseduesi im është me prejardhje nga Lypjani dhe doktorant në njërin nga universitetet zvicerane.
Telegrafi, megjithatë, përmes Tashollit merr vesh se profili në Facebooku i personit në fjalë është ky. Kur futeni në profilin e tij në Facebook, mund ta kuptoni edhe vendqëndrimin e tij të sotshëm dhe veprimet e tij. /Telegrafi/

KOMENTE